Në Klinikën Infektive është e shtrirë edhe një shtatzënë 28-javëshe
16 prill 2020
| 13:23
Infekologu Salih Ahmeti, ka bërë me dije se në mesin e pacientëve me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive është edhe një grua shtatzënë.
“Dje e kemi marr një shtatzëne në javën e saj të 28-të, e cila është në një gjendje të rëndë në kujdesin intensiv dhe ne monitorimin e saj e bëjmë në bashkëpunim me mjekët tjerë përkatës, gjinekologun, anestezistin, neonatologun, për shkak të gjendjes së saj. Do të marrim veprime duke u bazuar edhe në përvoja të vendeve të tjera”.
“Gruaja shtatzënë ka ardhur tek ne e intubuar, me probleme dhe komplikime tjera respiratore, por ne do t’i ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirësuar”, ka thënë ai.