Në Klinikën Infektive u trajtuan mbi 660 raste me fruth
18 janar 2018
| 09:27
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u pranuanë mbi 660 persona me fruth, që kryesisht s’kanë marr vaksinën. Kështu deklaroi Hamdi Ramadani, infektolog dhe drejtor i Klinikës Infektive në QKUK.
“Ende kemi raste. Momentalisht kemi pesë raste me fruth në Klinikën Infektive. Mbi 660 raste janë pranuar me fruth, pra janë raste që nuk kanë marr vaksinën”, deklaroi Ramadani, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në “RTK”. Sipas tij si epiqendër për këtë sëmundje ka qenë Fushë Kosova.