Në kohën e kryeministrit Kurti asnjë urim për Ditën e Veteranit
30 dhjetor 2022
| 21:07
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj shënohej 30 dhjetori Dita e Veteranit.
“Në kohën e kryeministrit Thaçi, dhe në kohën e kryeministrit Haradinaj, shënohej së bashku me ne 30 dhjetori ‘Dita e Veteranit’, në qoftëse për asgjë tjetër, sepse është e përcaktuar me ligj. Ndërsa në kohën e kryeministrit Kurti, as edhe një urim. Ky është ndryshimi!”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.