Në kohën kur çmohej libri, Leka i Madh i detyronte vizitorët të sillnin një libër në Aleksandri

13 dhjetor 2024 | 23:43

Profesori, poeti, studiuesi i letërsisë, Agim Vinca, në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizuar në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në qendrën “Libart”, të enjten për rreth dy orë ka bashkëbiseduar me të pranishmit për shumë tema me rëndësi. I pyetur nga moderatori, ish-studenti i tij, poeti dhe studiuesi Bedri Zyberaj, se çfarë është për ju poezia, Vinca është përgjigjur: “Për poezinë ka shumë përkufizime. Me qindra. Asnjëri pothuajse nuk e përmbush plotësisht atë natyrën delikate dhe skofiare të poezisë. Poezia është art. Art i fjalës. Në poezi fjala nuk ka vetëm funksion komunikues, por edhe funksion estetik. Ndonjëherë poezia duket se është lojë fjalësh, por ajo është lojë me kuptim. Megjithatë, definicioni im për poezinë është ky: poezia është sintezë e mendimit, e ndjenjës dhe e shprehjes së bukur. Pa emocion nuk ka poezi, aq më pak poezi lirike. Pa ndjenjë. Pa ndjeshmëri. Pa shqetësim. Pa brengë. Pa dhimbje. Edhe gëzim, por gëzimi më rrallë”, tha ai dhe kujtoi se në qytetin e Aleksandrisë, të cilin e ka themeluar Aleksandri i Madh, “Leka i Madh pati sjell një ligj, që çdo vizitor që vinte në Aleksandri, të sillte një libër. Ky ka qenë një kusht i mirë dikur kur çmohej libri”.
Tekstin: Berat Armagedoni (“Epoka e re”). Fotografinë: Zjarr Bujari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim nga Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës  Veprimi…