Në Köln përurohet libri “Linjat politike, diplomatike dhe shtet formuese”, i autorit Imer Lladrovci

20 janar 2025 | 17:05

Kryesia e PDK së, Nëndega Köln, në kuadër të 33-vjetorit të Flakës së Janarit, organizoi përurimin e librit “Linjat politike, diplomatike dhe shtet formuese”, të autorit Imer Lladrovci.
Ky libër u përurua në praninë e shumë ish-ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së, familjarëve të dëshmorëve dhe bashkëveprimtarëve të njohur të çështjes shtetërore dhe kombëtare.
Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar, z. Asllan Bajrami, udhëhoqi aktivitetin në mënyrë profesionale,qe ishte për çdo lëvdatë.
Pas hapjes së tubimit, Bajrami foli për veprat e lavdishme të heronjve tanë dhe kërkoi një minutë heshtje në nderim të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.
Më pas, z. Bajrami prezantoi librin dhe biografinë e autorit, z. Imer Lladrovci, duke vlerësuar lart angazhimin dhe aktivitetin e tij si veprimtar në mërgatë dhe si një ish-diplomat i suksesshëm i Republikës së Kosovës. Ai lexoi gjithashtu disa pasazhe nga recensionet e librit, të shkruara nga Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prof. Dr. Arben Fetoshi, të cilët kanë dhënë një vlerësim shumë pozitiv për librin.

Përurimin e librit e përshëndetën znj. Shehrije Dervishi Gjoshi, Kryetare e PDK-së për Köln, z. Mentor Shehu, koordinator, z. Musli Osmani, anëtar i kryesisë, z. Muhamet Oruqi, si dhe ish-ushtarët dhe veteranët e UÇK-së, z. Muharrem Xhemali dhe z. Gani Nuha.

Autori i librit, z. Imer Lladrovci, pasi falënderoi organizatorët, drejtuesit e PDK-së për Köln, ish-ushtarët dhe veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, si dhe veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare, shtojë.Në këtë libër kam përmbledhur paraqitjet e mia të ndryshme publike: kumtesa, intervista, shkrime autoriale, fjalime, të cilat trajtojnë probleme të ndryshme politike, atdhetare dhe organizative të shoqërisë sonë. Një pjesë të këtyre shkrimeve i kam mbajtur si fjalime në cilësinë e veprimtarit politik në mërgatë, ndërsa një pjesë tjetër si diplomat i Republikës së Kosovës.
Në shenjë nderimi dhe vlerësimi për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kombëtare, z. Ramadan Ibrahim (Dan Llapi) ndau mirënjohje për: Asllan Bajrami, Imer Lladrovci, Tahir Deliu, Musli Osmani, Sadri Jonuzi dhe Restorantin “Pashtriku”.
Në këtë aktivitet me disa këngë patriotike u prezantua ish-ushtari dhe veterani i UÇK-së, Avdullah Bajrami, të cilat u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa…