Në Komisionin për Integrime, kalojnë projektligji për buxhetin dhe Kodi i ri Penal
28 janar 2019
| 10:10
Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2019 si dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Kryetarja e komisionit Blerta Deliu, tha se projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, miratohet pas një numri të madh propozimesh për amendamente.
Sa i përket projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Deliu tha se nuk janë në kundërshtim me direktivat evropiane dhe se si i tillë duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend. Ndërsa theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë, raporton ‘Kp’.