Në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ hapet ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur’ (foto)
29 nëntor 2022
| 12:01
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, gjatë 28 Nëntorit është prezantuar ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.
Kjo ekspozitë përmban 25 pano me dokumente, fotografi dhe shkrime gazetash të kohës, për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme që, në thelb, kishin veprimtarinë patriotike shqiptare, duke filluar prej kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në ditët e tanishme.
Përmes tyre pasqyrohet rrugëtimi dhe kontributi i personaliteteve shqiptare drejt lirisë dhe shtet formimit.
Ekspozitën e vizitoi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
.