Në komunat me shumicë serbe 36 të infektuar me koronavirus
08 prill 2020
| 20:47
Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar edhe tri raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e ngritur në 36 numrin e personave të infektuar.
Të dhënat i ka konfirmuar në një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.
Deri më tash është raportuar një viktimë nga koronavirusi në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.