Në komunën e Malishevës shumica e projekteve në infrastrukturë janë në përfundim
29 tetor 2018
| 12:57
Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Malishevës ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt, në të cilën drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë.
Gjatë raportimeve të drejtorëve të drejtorive, u tha se po vazhdohet me aktivitetet dhe punët e rregullta për realizimin e planifikimeve vjetore nga secila drejtori, ndërsa edhe realizimi i projekteve kapitale, është duke vazhduar sipas planifikimeve.
Gjithashtu në këtë mbledhje u bë me dije se është duke u vazhduar me realizimin e projekteve në investimet kapitale, ku shumica dërmuese prej tyre janë në përfundim e sipër, sidomos projektet në infrastrukturë.
/Epoka e re/