Në konakun e Adem Jasharit

05 mars 2024 | 11:01

Arif Molliqi

 

I shtrirë në konakun e bacës Shaban

Kollitem

Shuaj trarin e kulmit që digjet

Zharavë më bie mbi kokë

 

Kamer Loshi e thërret Ademin

Ndali gjylet e topit he burrë

Se nuk vonohem e vij

Po vijnë vëllezërit me të ndihmue

 

Tahir Meha ka çue fjalë

Qëndro o Hamëz Jashari

Sot s’kam kohë me ardhë

Vonohem,

Ahmet Delisë jam duke i ndihmue…

 

Prill, 1998

(Nga libri “Psherëtima e zareve”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e…