Në Konferencën e Munihut, Osmani takon personalitete të vendeve të ndryshme

10 maj 2022 | 12:43

Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Munihut e cila sivjet po mbahet në Uashington, presidentja Vjosa Osmani, bashkë me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajonin tonë, si dhe si të vazhdohet bashkërendimi me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë.

“Në këtë pritje zyrtare, kisha rastin të takoj Jake Sullivan, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, ministrin Federal të Gjermanisë Wolfgang Schmidt, ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, senatorin Chris Coons, kongresisten Veronica Escobar, zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Munihut ambasadorin Christoph Heusgen, ambasadorin Wolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, ka treguar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po rrezikon të humbas shërbimet e yjeve Lewandowski…