Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake | Video

16 tetor 2022 | 21:57

Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me “disiplinë ushtarake”. Një video, e cila është bërë virale në rrjet, tregon sesi një numër kamarieresh shërbejnë çajin duke ndjekur lëvizje të sinkronizuara.

Ato mbajnë uniformë dhe ndjekin të njëjtat hapa gjatë gjithë procesit të shërbimit të çajit nëpër tavolinat ku do të ulen kongresmenët.

https://twitter.com/ananthkrishnan/status/1581482618599534593

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që filloi të dielën në Pekin. Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor.

Kongresi i Partisë Komuniste Kineze, që mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Haiti i kanë bërë homazhe të dielën këngëtarit…