
Në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork veprimtari shqiptar Sergio Sejdi Bitiqi hapi ekspozitën e pikturave
28 shkurt 2025
| 11:23
Veprimtari shqiptar i Nju-Jorkut Sergio Sejdi Bitiqi, ka hapur mbrëmë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ekspozitën personale të pikturave.
Lajmin e ka bërë me dije se shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka.
“Veterani i çështjes kombëtare për rreth gjashtë dekada dhe autor i dy librave për Kosovën, ekspozoi 33 piktura nga mbi 2 mijë sa përbën opusi i tij krijues figurativ”, ka thënë ambasadori Reka.