Në Korçë gjendet një person pa shenja jete, dyshohet se vdiq nga i ftohti
05 janar 2019
| 10:05
Trupi i një personi të pajetë është gjendur në rrugën e fshatit Ravonik të Korçës.
Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave tepër të ulëta.
Mësohet se viktima J.P 55 vjeç ka pësuar atak kardiak, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë, raporton “Top Channel”.