Në Korenë e Veriut ndalohet të vihet emri “Ju Ae”

14 shkurt 2023 | 08:12

Në Korenë e Veriut është e ndaluar të përdoret emri që mban vajza e liderit Kim Jong Un. Lëvizja e fundit e regjimit komunist u zbulua nga Radio Free Asia, e cila duke cituar dy burime anonime shkruan se autoritetet e Koresë së Veriut po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë emrat e tyre, nëse e quhen “Ju Ae”.

Qeveritë lokale në qytetet Jeongju dhe Pyongsong thuhet se kanë urdhëruar gratë të ndryshojnë edhe certifikatat e tyre të lindjes. Autoritetet thanë se emri tani është i rezervuar vetëm për personalitete me “dinjitet shumë të lartë”, shtoi një nga burimet anonime.

Kim Ju Ae, që besohet se është 10 vjeç, është e vetmja nga tre fëmijët e Kim që u zbulua për publikun. Debutimi i saj i parë publik daton në nëntor të vitit të kaluar, kur ajo dhe babai i saj morën pjesë në një lëshim provë të raketave balistike ndërkontinentale. Së fundmi ajo mori pjesë në paradën ushtarake në sheshin Kim Il Sung për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane, forcave të armatosura të Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vjet më parë, nata e 14 shkurtit nxori Vetëvendosjen…