Në korrik nuk ka afat të pranimit të studenteve në universitet publike

16 korrik 2021 | 12:05

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për herë të parë pas 21 viteve, në korrik nuk ka afat të pranimit të studenteve në universitet publike në vendin tonë.

Ajo ka pyetur se: Ku mbeti publikja, barazia dhe lufta kundër varfërisë?

“Sot e pyes Ministren e Arsimit dhe kryetarin e Komisionit për Arsim, pse edhe pas 1 muaji, KSHC nuk ka marrë asnjë vendim. Ajo që kam lexuar në media është fakti se janë bllokuar 94 programe akademike në Universitetin e Prishtinë dhe gati po aq programe në universitetet tjera publike. Kjo zvarritje e qëllimshme e vendimmarrjes në KSHC i ka paralizuar universitetet publike, të cilat nuk po mund të regjistrojnë studentë, ndërsa kolegjet private po prezantojnë në rrjetet e tyre sociale regjistrimet e studentëve”, ka shkruar deputetja Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit:

Për herë të parë pas 21 viteve, në korrik nuk ka afat të pranimit të sudenteve në universitet publike në vendin tonë
Ku mbeti publikja, barazia dhe lufta kundër varfërisë?
Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë me procedurë urgjente i pat miratuar shumica parlamentare më 17 qershor, pikërisht një muaj më parë.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, në arsyetimin e tij, për këtë veprim të shpejt të Kuvendit, pat deklaruar se mungesa e kuorumit në KSHC e paralizon sistemin e arsimit të lartë.
Sot e pyes Ministren e Arsimit dhe kryetarin e Komisionit për Arsim, pse edhe pas 1 muaji, KSHC nuk ka marrë asnjë vendim. Ajo që kam lexuar në media është fakti se janë bllokuar 94 programe akademike në Universitetin e Prishtinë dhe gati po aq programe në universitetet tjera publike.
Kjo zvarritje e qëllimshme e vendimmarrjes në KSHC i ka paralizuar universitetet publike, të cilat nuk po mund të regjistrojnë studentë, ndërsa kolegjet private po prezantojnë në rrjetet e tyre sociale regjistrimet e studentëve.
KSHC qëllimisht e ka bllokuar vendimmarrjen në këtë institucion vital të shtetit, për t’i favorizuar kolegjet private në kurriz të universiteteve publike.
Kjo, jo vetëm që është e paligjshme, por edhe veprim i dëmshëm sepse prish balancat në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë dhe bie ndesh me ESG standardet (European Standards and Guidelines).
Ajo që kemi lexuar në media, është edhe më skandaloze, përpjekjet e anëtarëve të KSHC-së për të ndërhyrë në raportet e ekspertëve ndërkombëtarë. Kjo përbën shkelje të rëndë të udhëzimit administrativ dhe nuk duhet të tolerohet nga ky Kuvend.
Nëse KSHC-ja ndërhynë në raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, kjo do të jetë edhe një goditje për mos anëtarësimin në ENQA dhe EQAR dhe përgjegjësia do të bie mbi ata që i kanë zgjedhë.
Si ish-ministre e Arsimit, në pranverën e vitit 2020, unë kam nënshkruar vendimin që i lejon Agjencisë së Akreditimit vlerësimin në distancë. Jam e lumtur që bazuar në këtë vendim ka vazhduar procesi i akreditimit dhe nuk është paralizuar sistemi i arsimit të lartë. Jam e lumtur që bazuar në këtë vendim, Agjencia e Akreditimit është vlerësuar në raportin e muajit shkurt të këtij viti nga Komisioni Evropian, si institucioni që ka performuar me shumë sukses në kohë pandemie.
Por çka ndodhi me këtë qeveri. Zgjodhi një përbërje të Bordit të KSHC-së të cilët po synojnë që të gjitha këto të arritura t’i eliminoj, t’i paralizojnë universitetet publike.
Përgjegjëse për këtë situatë janë MASHTI-i, Qeveria dhe Komisionit për Arsim dhe shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një vere të gjatë, duket se Granit Xhaka do…