Në Koshare e qita një pushkë edhe për ju, baca Sadik!
Shkruan: Hisen Berisha
Në 23-vjetorin e vrasjes së dëshmorit të lirisë, Sadik Zeka, nga forcat policore serbe, në Gjykatën e regjimit okupues serb në Pejë më 28 janar1997.
“Një brez është një xhiro për të nxjerr burra të mëdhenj”
Të tillë ju nxori dhe ju baca Sadik. Që në fëmijëri, pushteti serb i kohës, i vranë babën Zekën dhe e plagosën rendë gjyshin, Beqirin. Gjyshi që iu mbijetoi plagëve e rriti dhe edukoi se jetën duhet me ia dedikua hakmarrjes për babën dhe luftës për lirinë e Kosovës.
Ashtu veproi deri në ditën kur të njëjtit armiq ta vranë lirinë. Nuk krijoi as familje! Më thoshte se “punët që bëjmë ne, për kombin dhe gruaja e fëmijët nuk shkojnë bashkë”!
Janari, për historinë e kombit shqiptar mbetet muaji që bashkoi shpirtrat e burrave dhe heronjve të mëdhenj të kombit, dëshmorëve të lirisë që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, vëllezërit Gërvalla, presidenti i lavdishëm Rugova, ju baca Sadik, e shumë heronj e dëshmorë që u flijuan në ketë muaj e do nderohen përherë në histori.
Dikush e bënë historinë, por dikë e bën historia;
Dikush i prinë historisë por, dikujt i prinë historia;
Dikush e bekon historinë, por dikë e bekon historia;
Ju, bëtë histori për historinë! Zaten këtë këshillë kishe përherë për ne, nëse na jepej mundësia që të bëjmë histori!
Na këshilloje ta ndërtojmë jetën në mënyrë të ndershme, nëse duam të mos na mungoj kuraja të bëjmë punë të mëdha.
“Ende se kanë luajt kokën luanët” (synonim i bijve dalzotës atdheut), na thoshte baca Isa Zheli, netëve të gjata kur bisedonim pa nda rreth organizimit për luftë, se “Serbia nuk mund e mbanë ma Kosovën”.
“Nëse nuk ju pëlqen rruga që po ndjekim e ku po shkojmë, nuk do t’ju pëlqej as ajo që do arrijmë e na pret”.
“Vetëm ata që rrezikojnë të shtyjnë vetën shumë, e dinë sa larg mund të shkojnë”. “Jemi kanë të fortë me shkja, kur kemi luftua në Nishë, Rashkë e Prokuple. E tash që po mendojmë si me luftua nëpër oborret tona, në Qafë Morinë e shpat të sukës, luftën nuk e kemi fitua edhe pse do ta fitojmë si betejë”!
Por durimi juaj prej burrash të mençur e dijetar, e analizonte luftën për liri në faza! “Puna e parë asht me ia gjetë ajamin e me rrezua komunizmin e partizanëve”.
Pastaj shqiptarët kanë me kuptua historinë doktrinare të “Buburrecave e Devesë”.
Çdo mesazh juaj në takime intelektualësh apo nëpër oda, kishte objektiv organizimin për luftë, vet luftën dhe lirinë.
Vargjet e “Lahutës së Malësisë”, në çdo sofër, ndejë e konak, ishin porosi se sa shqiptarë, duhet të jemi.
Në moshë feminore, ma mësove “Himnin e Flamurit”, përdorimin e armëve, ta dua Shqipërinë, bashkëpunimin me Shqipërinë, më tregove se burrat e vendosur të Shqipërisë janë rrittë në djepat e Kosovës. Na armatose edhe për aksionet e para.
Nuk u kurseve të këshilloje dhe liderët e ndërrimit të regjimit në Shqipëri, se “duhej të bëhej pa gjak se ka vend ku dhe pse me u derdhë gjaku i shqiptarëve”.
Na mbështete në aspekt operativ e logjistik, për përgatitjet për luftën që pritej. Na befasove për mirë me sasinë e armatimit që kishit siguruar në trupat e lisave depo, me Ahmet Salihin.
Këto e vepra tjera që kryet me bashkëveprimtarët tuaj tanimë disa dëshmor por edhe në jetë, e mbajtët gjallë shpirtin e luftës për liri, shtet e bashkim kombëtarë.
Prandaj, pikërisht me 28 Janar 1997, në gjykatën e te regjimit serb në Pejë, forcat kriminale të policisë serb e shpirtshitur shqiptarë, ju pushkatuan juve baca Sadik, tashmë dëshmorë i lirisë dhe avokatin Qazim Tolaj, një burrë me guxim intelektual dhe profesional.
Zoti ju bekoftë me parajsën e historisë!
Prehuni në paqe!
Lavdi emrit dhe veprës tuaj!