Në Kosovë, 1 853 raste aktive me Covid-19
22 shtator 2020
| 09:27
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy raste të vdekjes nga Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike ka njoftuar se pozitivë me Covid-19 kanë dalë 79 pacientë.
Në njoftim thuhet se nga sëmundja janë shëruar edhe 104 persona ndërsa raste aktive janë 1.853, raporton “Epoka e re”.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars.
Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 15.142, prej të cilëve 12.674 janë shëruar, ndërsa 615 kanë vdekur.