Në Kosovë, 108 raste aktive me Covid-19

14 korrik 2021 | 08:29

Rastet aktive me Covod-19 vazhdojnë të bien në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në nivel vendi janë vetëm 108 raste aktive me Covid-19.

Të martën është raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Driton…