Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë të infektuar me koronavirus

22 prill 2020 | 22:50

Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë janë të infektuar më koronavirus, që nga shpërthimi i epidemisë muajin e kaluar.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për numrin e punonjësve shëndetësorë të prekur me koronavirus.

Sipas këtyre të dhënave,16 infermierë dhe 14 mjekë në institucionet shëndetësore, 4 mjekë dhe 2 infermierë jashtë institucioneve shëndetësore, një farmacist dhe një teknik i farmacisë, janë infektuar me Covid-19.

Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka…