Në Kosovë, 8 pacientë me Covid-19 e 30 me post-Covid po trajtohen në spitale
15 dhjetor 2021
| 10:09
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën, se në nivel vendi po trajtohen 8 pacientë me Covid-19, ndërkohë që 30 të tjerë janë raste post-Covid.
Sipas njoftimit, 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Në QKUK, pacientë ka vetëm në klinikat e Infektivës (4) dhe Pulmologjisë (25), ndërkohë pacientë të shtruar ka edhe në Gjakovë (3), Prizren (3), Pejë (1) dhe Ferizaj (2).