Në Kosovë ende qarkullojnë traktorë me regjistrim “çirilic”
Përkundër që kanë kaluar njëzet vite nga koha kur forcat serbe u detyruan ta braktisën Kosovën, akoma regjistrimi “çirilic”, mundë të shihet në një traktorë në Matiqan të Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur me anë të dy fotografive deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi, i cili apeloi tek organet e rëndit që të marrin masat ndëshkimore.
“Edhe pse kane kaluar 20 vite qË kur ka ikur Serbia nga ky vend, ende të zë syri nëpër disa mjete bujqësore, targat të kohës së Serbisë me çirilicë në qarkullim nëpër rrugët tona, siç është ky qe e hasa sot në Matiqan – Prishtine. Për fat të keq hasim shume raste të tilla nëpër rrugët e Kosovës. Madje ka pasur rast edhe qe i kam pyetur se përse i mban këto targa ne traktor, zakonisht me vjen një përgjigje e pakuptimte “nuk e di, kanë mbete qashtu”. Është e çuditshme se si nuk ua vret syrin së paku si imazh qe kujton Serbinë pushtuese, e për më tepër është e pakuptueshme se si i lejon Policia e Kosovës targa ilegale në qarkullimin rrugor. Këto targa nuk duhet te qarkullojnë me ne Kosove. Ato janë edhe te pa nevojshme por edhe ilegale, e mbi te gjitha neveritëse”, ka shkruar Selimi në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/