Në Kosovë funksionalizohet sistemi për pozicionim dhe navigim me saktësi milimetrike
Profesori universitar dhe shefi i katedrës së Gjeodezisë në universitetin e Prishtinës, Përparim Ahmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se nga sot është funksionalizuar sistemi më i ri në Kosovë për pozicionim dhe navigim me saktësi milimetrike në kohë reale. Profesor Ahmeti ka bërë të ditur se ky sistem mbulon tërë territorin e Kosovës dhe ju mundëson qasje shfrytëzuesve të GPS pa pengesa dhe me saktësi shumë të lartë.
Koncepti është zhvilluar nga punonjësit e departamentit të gjeodezisë dhe është inovacion i pa realizuar më parë në Kosove, duke mundësuar përdorim të 60 satelitëve të GPS, GLONAS, GALILEO…
Postimi i plotë i Profesor Ahmetit:
Sistemi nacional i GPS-t për pozicionim dhe navigim 24h.
Nga sot është funksionalizuar sistemi më i ri në Kosovë për pozicionim dhe navigim me saktësi milimetrike në kohë reale.
Sistemi mbulon tërë territorin e Kosovës dhe ju mundëson çasje shfrytëzuesve të GPS pa pengesa dhe me saktësi shumë të lartë.
Koncepti është zhvilluar nga punonjësit e departamentit të gjeodezisë dhe është inovacion i pa realizuar më parë në Kosove, duke mundësuar përdorim të 60 satelitëve të GPS, GLONAS, GALILEO…
Kjo është një mundësi ideale për FSK, Emergjencat civile, Zjarrfikësit, Gjeodetët,…..
Sistemi është i hapur për testim dhe çdo shfrytëzues mund të kontribuoj me të dhëna, ku të njëjtat mund të shfrytëzohen për studimin e modelit të saktë të shtresës së Jonosferës dhe Troposferës mbi territorin e Kosovës. Gjithashtu, stacionet e këtij sistemi do të jenë pjesë e rrjetit evropian EUREF.