Në Kosovë janë rreth 60 mijë vetura të paregjistruara
Komisioni për Buxhet dhe Financa mbajti të mërkurën takim me akterët relevantë, për çështjen e Kartonit të gjelbër. Në këtë takim u konstatua se mos anëtarësimi i Kosovës në OKB po e pamundëson pajisjen me Karton të Gjelbër.
Derisa u bë e ditur se 60 mijë vetura në vend janë të pasiguruara. Për këtë u kërkua që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje alternative për çështjen e kartonit të gjelbër.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënën se brenda një periudhe shumë të shkurtër duhet gjetur një zgjidhje alternative për të zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër, derisa shtoi se 20 përqind e veturave të paregjistruara është një shifër alarmante e cila duhet të ulet. “Është absurde që 20 vjet pas luftës qytetarët të mos pajisen me karton dhe është turp që diaspora të vazhdojë të paguajë”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo do të jetë çështje jetike në periudhën e liberalizimit të vizave.