Në Kosovë janë testuar pak veta për Covid 19
19 mars 2020
| 10:09
Kosova është ndër vendet me numrin më të ulët të testimeve për Covid 19 në rajon.
Të dhënat e publikuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për datën 17 mars, tregojnë se Kosova është e dyta për nga numri i pakët i testimeve në rajon.
Më datën 17 mars Kosova ka bërë vetëm 17 teste, kurse Mali i Zi vetëm dy.
Shqipëria ka pasur 55 testime, Serbia 57, Bosnja Hercegovina 25, Kroacia 56.