Në Kosovë mbi 15 mijë aksidente në vit

29 tetor 2019 | 11:59

Në kuadër të aktiviteteve policore, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshilli i Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, kanë mbajtur të martën një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor.

Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë shtetërore.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë dëmet e paguara nga sigurimet janë rreth 400 milionë euro. Sipas tij, kompanitë që operojnë në vend kanë paguar rreth 22 milionë euro ndaj qytetarëve dhe se pagesa e dëmeve është rritur për 5.8%.“Qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave të anëtarëve në lëmin e sigurimeve. Shoqata ka marrëdhënie me institucionet të njohura ndërkombëtarisht për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve profesionale. Përmes shoqatës janë aftësuar 10 ekspert në fushën e sigurimit. Shqetësim i joni është numri i automjeteve të paregjistruara. Kemi 700-800 ndërmjetëses që ofrojnë licencë për ndërmjetësim. Janë 400 milionë dëme të paguara nga sigurimet. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë kanë paguar hiç më pak se 22 milionë euro dëme ndaj qytetarëve. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pagesa e dëmeve është rritur për 5.8%”, u shpreh Mazreku.


Ndërsa, nënkoloneli Jeton Rexhepi, gjegjësisht drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugorë, ka thënë se ministria ka bërë aktivitete në këtë vit në tërë vendin për shkak të vetëdijesimit të sigurisë rrugore. “Policia e Kosovës nga viti 2009 ka aktivitete rreth kësaj dite. Në këtë vit jemi munduar të shtrijnë në tërë vendin që të ndikojë në vetëdijesimin për sigurinë rrugore. Konsiderojmë që trafiku është një problem multi-diplicionar. Ka aktivitete sipas ligjit për trafikun rrugor”, u shpreh ai.
Tutje Rexhepi njoftoi rreth pasqyrës se sigurisë se trafikut vendor, ku numri i përgjithshëm në vit i aksidenteve është mbi 15 mijë aksidente rrugore.“Kosova nuk është në hartat e vendeve që kanë rrezik nga aksidentet e trafikut rrugor. 2002-2018, 122 raste të aksidenteve me fatalitet 7425 persona të lënduar në vit, konsiderojmë që është një numër i madh, 15 574 aksidente në vit. Janar-shtator 2019 kemi 24 raste të aksidenteve fatale 26 persona të vdekur dhe 1216 me lëndime”, u shpreh Rexhepi, i cili potencoi shkaktarët kryesor të aksidenteve, e që sipas tij janë manipulimet rreth sigurisë së makinës, mosmbajtja e distancës, shpejtësia e madhe si dhe kyçja pasigurt në rrugë.

Ndërkaq, Fejzulla Mustafa nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës, njoftoj rreth strategjisë dhe planeve për përmirësimin e sigurisë rrugore. Sipas tij, për çdo vit në rrugë në mbarë botën vdes 1.3 milion. Mustafa theksoi se nevojiten mjete financiare për sigurinë në rrugë, pasi siç tha ai që më të rrezikuarit janë të rinjtë.“Siguria rrugore nuk është vetëm problem i Kosovës por global. 85% faktori njeri, 5% kushtet e infrastrukturës rrugore, 4.3% kushtet e atmosferës rrugore. Në rrugë vdesin 1.3 milion njerëz në mbarë botën për çdo vit në aksidente rrugore. 20-50 milionë të lënduar. Nevojiten mjete financiare për sigurinë në rrugë pasi që më të rrezikuarit janë të rinjtë konkretisht studentët”, ka deklaruar Mustafa.

/Epoka e re/ A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nensi Uelke dhe burri i saj, Den, po bëheshin gati…