Në Kosovë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
03 gusht 2019
| 23:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas këtij njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Shtypja atmosferik do të shënoj ngritje graduale. Indeksi UV mbetet i lartë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.