Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe shkruan se kompania ka ecur pa probleme që nga viti 2015, megjithë ndalimet e inspektimeve për operim pa licenca të duhura, taksa të papaguara dhe qira minerare.
Kompania, sipas REL i kishte borxh shtetit më shumë se pesë milion euro në taksa, energji elektrike dhe miniera me qira në fund të vitit të kaluar, dhe institucionet kompetente nuk iu përgjigjën pyetjes së një reporteri nëse borxhi është shlyer.
Një e katërta e “Granit-ranor”, është blerë në vitin 2015 nga kompania “Inkop”, Dushca Maksimovia, që është motra e Zvonko Veselinoviqit dhe në prill të 2018, transferoi pronësinë e kompanisë te vëllezërit e saj Zvonkso dhe Zarko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.
Granit-ranor ka marrë pjesë në disa projekte shtetërore në Serbi që nga viti 2015, duke shpërndarë gur nga guroreja e tyre për ndërtimin e autostradës në Serbi.
Firma e gurit thuhet se është duke dështuar për arsye se nuk po punon me kapacitetin që kishte punuar dikur. Njëri nga raportet thoshte se prodhimi ditor arriti në 46000 tonë, por shteti nuk morri asnjë monedhë për nxerrjen e mineraleve.
Hulumtimi i REL tregon se degë të kompanisë vazhdojnë të funksionojnë nëpër pjesë të ndryshme të Serbisë.
Në vitin 2015, pasi arritën pronarë të rinj, një inspektoriat minierash konfirmoi një ndalim pune për kompaninë, sidoqoftë, një vit më pas, Granit-ranor ishte njoftuar se mund të vazhdojë punën edhe pse nuk morrën asnjë dokument për këtë.
Ministria e Mjedisit e Serbisë lëshoi një ndalim për funksionimin e gurores së Rujevacit në qershor 2018. Një nga raportet e Inspektoratit republikan të mjedisit, i cili shprehet se gurorja nuk ka miratimin e Ministrisë, gjithashtu shikon kundërshtimin e “granit-ranor”.
Një nga përgjigjet e rralla të Ministrisë së Minierave dhe Energjisë së Serbisë tha se kompania ka dy leje të vlefshme për punime, e para pothuajse para 30 vjetëve dhe e dyta më shumë se 20 vjet.
Veselinoviq doli në sy gjatë një barrikade të vendosur në veri të Kosovës, në 2011 dhe 2012, kur KFOR-i e renditi atë si një nga organizatorët e trazirave dhe sulmit ndaj një anëtari të këtij misioni.
Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, që me mbështetjen e Beogradit fiton vazhdimisht zgjedhjet në Kosovë.
Që nga shpallja në kërkim, Radojiçiq është parë në Sebri, ku ai paraqitet në takime të larta politike si një nga drejtuesit e LS. “Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në vrasjen e Oliver Ivanoviq”, tha edhe Presidenti serb që tregon se Veselinoviq e ka përkrahjen e shtetit.
Radojiçiq është i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga viti 2011 sepse atëherë ai dhe partneri i tij i biznesit dhe kumbari Zvonko Veselinoviq u paditën për shpërdorim të 32 kamionëve Hypo Alpe Adria Leasing. Aktakuza u ngrit para Gjykatës Speciale në Beograd. Të dy u liruan në vitin 2016. /Epoka e re/