Në Kosovë ndodh skllavëria moderne
Shkruan: Kimete Berisha
Sektori privat i dehumanizon punëtorët!
I kanë zhveshur nga krenaria, nga personaliteti dhe nga të gjitha kualitetet njerëzore.
Punëtorët shqiptarë i kanë degraduar dhe i kanë dehumanizuar, ndër sy të shtetit.
Shteti i mbron skllavopronarët dhe në heshtje e miraton dehumanizimin e punëtorëve dhe trajtimin e tyre si skllevër.
Se mos të ishte kështu, do të merrte masa kundër skllavopronarëve që i quajnë biznismenë e tregtarë.
Tregtarë po, por tregtarê të njerêzve.
Kush je ti që i shkel punëtorët?
Kush je ti që i blen Institucionet me pare? Kush po ta lejon ty, cili Ligj, cili ‘zot’ po ta lejon të tregtosh me fatin e njerëzve…. kush po ta lejon ty, ditëm’m drekë,
që t’i trajtosh punëtorët si njerëz të dorës së dytë – skllevër.
Qysh s’u gjetë një njeri normal që i mbron punëtorët e sektori privat!
Ku janë inspektorët! A janë asi inspektorësh që i blen me një picë!
Kush je ti që bën tregti me djersën dhe me gjakun e punëtorëve!
Sa kushton një litër djersë?
Sa kushton një litër gjak?
Pse të pëlqen që je kriminel!
A e ke parë gurin e varrit të punëtorit tënd, që për një kapuç, për pesë pare e ke lënë të vdes…
Punëtorët vdesin, bien nga ndërtesat sepse Kosova i konsideron Askushi…
dhe çdo themel, secilën tullë e ke të larë me gjak dhe me vajin e punëtorëve që i eksploaton për bukë goje dhe ua merr edhe shpirtin, pa lëvizur çerpik.
Plus dashnor bëhesh. Nëpër plazhe e butiqe të botës, e blen dashurinë me pare, si në dyqan, dashuria e paketuar në kuti të këpucëve.
Se dashnorët e mëdhenj të letërsisë paskan pas qenë tregtarë ata…
Ajo që del në shitje është send, nuk është dashuri, ti që e blen, ti dihet kush je ti.
Beteri.
1. Punëtorët në sektorin privat trajtohen si skllevër.
2. Nëse ankohen, i largojnë nga puna.
3. U thonë rroga, por marrin lëmoshë.
4. Nuk kanë siguri në punë.
5. Nuk u lejohet pushimi vjetor.
6. Nuk u lejohet pushimi mjekësor.
7. Nuk u lejohet pushimi i Bajramit.
Ditën e Bajramit e kompensojnë me punë me një të diele.
8. Skllavopronarët që e quajnë veten biznismenë gjithmonë kanë qenë të lidhur me politikën.
9. Sektori privat në Kosovë përdorë metoda brutale dhe frikë ndaj punëtorêve.
10. Biznismenët shqiptarë i dehumanizojnë punëtorët.
P.S. Sot kam marrë shumë mesazhe të punëtorëve që kanë kërkuar nga unë të shkruaj për hallin e tyre.
Skllavopranari: Ka çel fabrikë për të bërë ëmbëlsira, por ato ëmbëlsira bëhen nga punëtoret e hidhëruara, që ky ua ka bërë jetën zeher.
Për klasën punëtore nuk ka ndodhur shteti, nuk ka ndodhur ligji, ata jetojnë në geton e tyre, në ferrin e tyre…
Për ata, një armik ka shkuar – tjetri armik ka ardhur.
Të gjithë ju që më lexoni, ju them mos rrini në ‘burgun e hapur’ të këtij shteti të shthurur.
Kushdo që ia do vetes të mirën, largohet nga e keqja.
Kushdo që e do veten, largohet nga Kosova.
Për klasën punëtore, Kosova është ferr.
Në Kosove ndodh skllavëria moderne.