Në Kosovë për herë të parë publikohet Fjalori Enciklopedik
Në Kosovë është botuar për herë të parë një fjalor enciklopedike. Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Fjalor ndahet në dy vëllime: Fjalori Enciklopedik i Kosovës I A-K dhe Fjalori Enciklopedik i Kosovës II L-ZH.
Janë gjithsej 1 818 faqe, ku janë përfshirë tekstet e rreth 6 mijë zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes, transmeton “Klan Kosova”.
Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës, në biblioteka dhe redaksitë e mediave, në mënyrë që informacioni dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të plota dhe të sakta.