‘Në Kosovë po instalohet diktaturë, do të jem ambasador deri në fund të mandatit’
19 maj 2021
| 23:21
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka komentuar lajmin për shkarkimin e tij nga ky post.
Ai thotë se nuk ka ndonjë lajm zyrtar, por ka kundërshtuar largimin nga ky post.
Dedaj në ‘Klan Kosova’ ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve është tentim grusht-shteti.
Ai ka thënë se nuk do ta pranojë vendimin për shkarkim.
“Në Kosovë po instalohet diktaturë. Do të jem ambasador deri në fund të mandatit ligjor”, ka thënë Dedaj duke shtuar se: “Kam qenë flamurtar i integrimeve euroantlantike”.