Në Kosovë vjen ansambli i forcave ajrore të ShBA-ve për Evropë 

14 shkurt 2018 | 15:40

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të ShBA-ve për Evropë (USAFE) i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Kemi nderin që na është dhënë mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë. Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull me popull, partneriteteve dhe miqësive”, ka thënë nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli do të vizitojë trupat e ShBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në Kosovë që nga viti 1999.

Ansambli do të interpretojë të enjten në orën 20:00 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kurse të diele në orën 12:00 do të interpretojë në sheshin “Shadërvan” në Prizren.

Ndërsa në orën 19:00 do të interpretojë në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Pakistanit kanë bërë me dije se personat e…