NË KRAH ENGJËJSH

26 shkurt 2021 | 13:18

ELIFE LUZHA

Më lejo ta heq mallin
Si shaminë ime ëmë
Shtrëngimi në gjoks
Frymëmarrjen ma ndalon
Deri në palcën e ashtit
Ta ndiej dashurinë tënde
Aromën e blerimit ta nuhas
Dhe të dehem në prehrin tënd
Duke pirë mushtin nga duart tua
Ta prek hënën

Më lejo
Të shtrihem në baltën tënde
E të bëhem pis si atëherë
Unë fëmijë e lazdruar
Tek fole e dallëndyshes
Ta shoh syrin e pranverës
A ka ndryshuar

Mos e shtro sofrën për mua
Ja shikimi yt
Është bukë
Është ujë
Ja prushin tim ha
Mbi gjoksin tënd

Po më zuri gjumi
Thuaju zogjve të malit
Në krah engjëjsh
Në ëndrrën e bardhë Ajo
Po fle

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkopi, ku…