Në krah të Rusisë / Bjellorusia publikon listën e vendeve jo mike, mes tyre Shqipëria
08 prill 2022
| 10:58
Shtetet anëtare në Bashkimin Europian dhe 12 vende të tjera, mes tyre dhe Shqipëria cilësohen si vende jo mike të Bjellorusisë, në vendimin e fundit të qeverisë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar të kësaj qeverie.
Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Lihtenshtajnin, Malin e Zi dhe Zvicrën.