Në kryeqytet do të fillojë fushata për reduktimin e rasteve të kërkim lëmoshës
04 dhjetor 2019
| 14:59
Me iniciativë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale dhe Terre des Hommes, ku u diskutua dukuria e kërkim lëmoshës.
Në takim u dakordua që të shtohen kapacitetet njerëzore dhe të fillohet me një fushatë ndërgjegjësuese për reduktimin e rasteve të kërkim lëmoshës, me theks të veçantë, të individëve që të cilët shtrihen në sheshet e kryeqytetit për të kërkuar lëmoshë, në kushte të rënda atmosferike dhe jo vetëm.
Tashmë, Komuna e Prishtinës me Terre des Hommes ka funksoionalizuar një Qëndrim Ditor për Fëmijët në Situatë rruge.
/Epoka e re/