Në kryeqytet po punohet, tri rrugë mbyllen sot
22 tetor 2020
| 08:42
Edhe sot disa rrugë në Prishtinë do të jenë të mbyllura. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllen për qarkullim rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”.
Sipas njoftimit të komunës, mbyllja e këtyre rrugëve do të ndodhë pasi do të përfundohet shtresa e fundit e asfaltit. Po ashtu, komuna njofton se rrugët do të jenë të mbyllura nga ora 7:30 deri të premten, më 23 tetor, në orën 18:00. “Komuna ka lutur qytetarët që qarkullimin ta planifikojnë duke u bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.