Në kryeqytet turneu final i juniorëve

20 maj 2024 | 13:01

Në Prishtinë do të zhvillohet turneu final (Final4) i Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.

Turneu final zhvillohet pas fazës grupore dhe përcakton skuadrën kampione. Të hënën janë ndeshjet gjysmëfinale. Në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, prej orës 18:00 takohen Besa Famgas e Kastrioti, ndërsa nga ora 20:00 është takimi Prishtina-Rahoveci.

Të martën është ndeshja për vend të tretë dhe finalja. Finalja është prej orës 20:00.

Priten ndeshje interesante dhe të forta. Për skuadrat juniore paraqiten edhe lojtarë që tashmë kanë përgjegjësi edhe në nivelin senior.

Në Grupin A, Prishtina ishte e para, ndërsa Kastrioti i dyti. Grupin B e dominoi Besa Famgas, derisa Rahoveci ishte i dyti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku midis një veture dhe dy…