
Në kryeqytetin Albany për herë të parë organizohet festimi i ditës së pavarësisë së Kosovës
12 shkurt 2024
| 19:29
Senati i Shtetit të Nju-Jorkut, në kryeqytetin Albany, për herë të parë organizoi sot festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës.
Senati dhe Asambleja aprovuan Rezolutën e parë për Kosovën. Lajmin e ka bërë me dije shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka.
“I nderuar të flisja për 16-vjetorin e Republikës së Kosovës dhe 25-vjetorin e çlirimit të vendit, si rrëfim i shtet-ndërtimit të suksesshëm. Kosova, pjesë e botës demokratike, po kërcënohet nga Serbia, e botës autokratike”, ka shkruar Reka në “Facebook”.