Në kthim
14 janar 2021
| 11:52
Puth vajzën time, hënë e arrirë
Marr ngrykas tre yjet e mi sydrite
Rend më rend pa u ngopur kurrë
Ua rrotulloj faqet ua puth sytë e mi.
Nga dritarja veshur me hukamë
Me gishtin tregues shkruaj emra
Emrat e engjëjve të mi në pritje.
Para gjumit paloj duart në lutje
Lutem për diellin mbi Dardani
Atje ku më presin shumë rreze fëmijësh.
Këto ditë marr krahët e hekurtë
Qiellit do ta tërheq një vijë tymi
Për saora do të ngjitem qiellit tim
Do t’u bie mbi supe zemrave të mia.
Valbona R.Hadri
12.01.2021