Në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri, Osmani diskuton me një grup të rinjsh
28 gusht 2023
| 13:43
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po qëndron në Austri, ku po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Në kuadër të Forumit Evropian Alpbach, ajo ka pasur një diskutim me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të botës.
“Nga e kaluara, tek e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës – një diskutim fantastik këtë mëngjes me një grup të rinjsh nga vende të ndryshme të botës në kuadër të Forumit Evropian Alpbach”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.