Në kuadër të Forumit të Prespës, Gërvalla zhvillon takime bilaterale me homologë të saj

02 korrik 2021 | 12:48

Në margjina të Forumit të Prespës për Dialog, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po zhvillon takime bilaterale me homologë të saj dhe përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla ka zhvilluar takim me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes të dyja vendeve dhe nevojën për thellim edhe më tutje të raporteve shtetërore.

Integrimi i Kosovës në BE, zhvillimet politike në rajon, bashkëpunimi rajonal, si dhe normalizimi i raporteve fqinjësore, ishin disa prej pikave të diskutimit.

Gërvalla u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale dhe çështje evropiane.

Palët shprehën gatishmëri për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, kultura, arsimi.

Po ashtu, ministrja Gërvalla ka zhvilluar takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Gjatë këtij takimi diskutuan për përmbushjen e agjendës evropiane dhe sfidat që shoqërojnë vendet në kuadër të procesit të integrimit. Fokus i veçantë u vendos në proceset e bashkëpunimit rajonal, si dhe gjetjen e forma efektive për ta mundësuar dhe forcuar këtë bashkëpunim.

Duke konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë…