Në kuadër të muajit rozë është mbajtur ekspozita kolektive ‘Thirrëm edhe mua’

30 tetor 2024 | 16:17

Në kuadër të muajit rozë është mbajtur ekspozita kolektive “Thirrëm edhe mua”. Kjo ekspozitë kulturore kolektive e organizuar nga drejtoresha per Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti ka  mbledhë së bashku 39 artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës. Kuratore e ekspozitës ka qenë Jalldëze Mustafa.

Mirëpo, për t’i dhënë edhe më tepër rëndësi këtij organizimi dhe për t’u solidarizuar me të gjitha ato heroina të luftës ndaj kancerit të gjirit janë prezantuar tri ese të punuara nga nxënësit e shkollës “Kongresi i Manastrit” në Pozheran.

Duhet përmendur që në garë për esetë fituese kanë qenë disa nxënës të kësaj shkolle, ku tre prej tyre janë përzgjedhur si fitues nga një juri profesionale. Andaj, nxënësit e përzgjedhur për esetë më të mira me temë “Të gjesh forcën në vështirësi” janë:

Vendi i parë: Erda Alidema,

Vendi i dytë: Elmaz Demiri,

Vendi i tretë: Vlersina Ramiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme, ka folur për…