Në Kubë po mbahen zgjedhjet parlamentare
Qytetarët në Kubë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit, pak para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen muajin tjetër në këtë shtet, pas gati gjashtë dekadave.
Shumica e kandidatëve që garojnë për një ulëse në Asamblenë Kombëtare janë anëtarë të Partisë së fuqishme Komuniste.
Më shumë se gjysma e kandidatëve janë gra.
Anëtarët e Asamblesë së re do të zgjedhin në prill 31 anëtarët e rinj të Këshillit të Shtetit, udhëheqësi i të cilit do të emërohet menjëherë president i Kubës, raporton “Rel”.
Raul Castro ka njoftuar se nuk do të garojë për një tjetër mandat presidencial, ndonëse 86-vjeçari pritet të mbajë drejtimin e Partisë Komuniste.
Nënpresidenti, Miguel Diaz-Canel, pritet të jetë presidenti i radhës.
Raul Castro ka udhëhequr vendin nga viti 2006. Ai ka drejtuar Kubën, pas vëllait të tij Fidel Castro, i cili ka qenë në pozitën e presidentit nga Revolucioni i vitit 1959.