Në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës mërgimtarët qëndrojnë në radhë të gjata, me fajin e Qeverisë së Kosovës

24 korrik 2023 | 22:46

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë gjatë ditëve të fundit në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka patur radhë të gjata të mërgimtarëve që kthehen me pushime.

Këto radhë krijohen sepse makinat me targa të huaja me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për të hyrë  në Kosovë.

Bazuar në vendimin e  Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi, për të përfituar  rimbursimin e siguracionit. Nga ana tjetër shoqatat e siguracioneve deklarojnë të dhëna, që janë të dyshimta.

Për të zgjidhur shpejt problematikën, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i ka kërkuar prej javës së kaluar homologut Sveçla, të lehtësohet kthimi i mërgimtarëve kosovarë me makinat e tyre në këtë sezon pushimesh në atdhe. Gjatë takimit,

Balla: Shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga gjithë Europa e jo vetëm për t’u kthyer, të gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Pikës së Kalimit të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër.

Ose të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim ka qenë, ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo.

Svelça: Problemi apo vështirësitë që kemi tash, është me mërgatat tona, të cilët vijnë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, për pushimet e tyre.  Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.

Ministrat premtuan se zgjidhja do të gjendet shpejt Brenda këtij sezoni veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishja e koalicionit mes PDK-së e Vetëvendosjes në Komunën e…