Në kujtim të 60-vjetorit të mbytjes me torturë të Fazli Grajçevcit
Më 17.08.2024, është shënuar 60-vjetori i mbytjes me torturë nga UDB-ja në burgun e Prishtinës, i të burgosurit politik, Fazli Grajçevci
Fazli Grajçevci (1935 – 1964)
Një numër të madh i veprimtarëve të LRBSH-së, i burgosën në fillim të muajit qershor të vitit 1964, në ballë të cilëve qëndronte Adem Demaçi.
Pas lirimit nga burgu më 1962, Adem Demaçi e filloi veprimtarinë e tij politike për organizimin dhe çlirimin përfundimtar nga pushtuesit e Serbisë/Jugosllavisë. Ai u takua me disa prej pak bashkë veprimtarëve të cilët pa dyshim e donin çlirimin e Atdheut dhe bashkimin Kombëtar!
Fillimisht i themeluan disa Nën Komitete të Lëvizjes nëpër rajone të Kosovës si: Drenicë – Fazli Grajçevci, Gjilan – Rexhep Elmazi, Gjakovë – Kadri Kusari, Mitrovicë – Zeqir Gërvalla, Pejë – Ramadan Shala dhe Prishtinë – Xhafer Mamutxhiku.
Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, shtrirjen e vet e bëri edhe në viset tjera shqiptare, në Maqedoni, Mal të zi por edhe në Turqi.
Në këto rrethana me punë intensive arritën për m’e hartuar programin dhe Statutin e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.
Adem Demaçi u zgjodhe kryetar i LRBSH-së, ndërkaq, nënkryatar u zgjodhën Ramadan Shala dhe …………….., Fazli Grajçevci.
Në Shkup udhëheqës i nën komitetit të Lëvizjes ishte zgjedhë Musli Kajolli, mirëpo, ishin edhe shumë veprimtarë që shquheshin për veprimtarinë e tyre.
Për në Shqipëri u caktua Fazli Grajçevci që ta informojnë udhëheqjen politike për themelimin e Lëvizjes, dhe bashkërendimin e punëve, ndërkaq, për Turqi u caktuar Dibran Bajraktari që të punoj së bashku me Nijazi Strajën, i cili më vonë e themeloi edhe nën komitetin e Lëvizjes!
Për Hartimin e Programit dhe Statusit ngarkohen: Adem Demaçi dhe Ramadan Shala….
Në Programin Politik të LRBSH-së, krahas përshkrimit të situatës politike (aktuale) asaj historike në mënyrë të veçantë bëhet përshkrimi i gjendjes, Politike, Ekonomike, Arsimore, Kulturore, Sociale dhe Shëndetësore…sepse popullit shqiptarë nuk iu dhuna nga pushtuesit e rinj, pas mbarimit të luftës së dytë botërore!…
Në veprimtarinë e saj, të Lëvizjes, jepeshin detyra konkrete për shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe i bënin thirrje popullit për mbështetje të saj…
…Neni i parë i statusit të LRBSH-së:
– “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë është sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banuara në shumicë prej shqiptarësh që gjenden ende nën administrimin e Jugosllavisë, domethënë, qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë është çlirimi i krahinave shqiptare, të aneksuara prej Jugosllavisë dhe bashkimin e këtyre krahinave me nanën e vet Shqipërinë”.
Vlen të përmendet edhe neni 2 i Statutit i cili e parasheh edhe Luftën si mjet për Çlirimin dhe Bashkimin me Nanën Shqipëni!
Neni i dytë i statutit të LRBSH-së:
– “Lëvizja jonë, për ta mbërrijtë qëllimin e lartë përmendur ka me i përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë për dore prej atyre politike-propagandistike-mjete paqësore, e deri te lufta e armatosur dhe kryengritja e përgjithshme popullore-mjete jopaqësore”.
Veprimtaria politike e Lëvizjes ishte e ngjeshur, por, mbi të gjitha aksioni i parë ishte shpërndarja e Flamujve Kombëtar nëpër të gjitha Qytetet dhe në vendbanime më të mëdha të Kosovës. Shpërndarja e Flamujve Kombëtar u bë më 12/13 prill të vitit ’64!
Fazli Grajçevci e ngriti Flamurin Kombëtar mbi repetitorin e televizionit jugosllavë në malin e Goleshit.
Gjithashtu Flamurin Kombëtar e ngritën edhe mbi varrin e Shaban Shalës, Mësues nga Letanci, të cilin e kishte mbytë me torturë UDB-ja në burgun e Prishtinës në vitin 1963.
Fazli Grajçevci e kreu detyrën e vet së bashku me shokët tjerë, nuk arritën ta zbulojnë për punën e tij në vijën e politikës Kombëtare, Liria që i mungonte popullit tonë!
Më 8 qershor 1964 do të burgosen në krye me Adem Demaçin një numër i madh i Anëtarëve të LRBSH-së, ndërkaq, Fazliu mbetet i lirë gjer më 3.8.1964! Pasi e arrestuan, e dërgojnë në burgun e Prishtinës dhe filluan torturat ndaj tij! Si pasojë e torturave më 17.8.1964, e mbytën në qelinë nr.13 të burgut në Prishtinë.
Gjithë anëtarët e LRBSH-së ishin të devotshëm, por e humbi Fazli Grajçevcin, njërin prej anëtarëve më të devotshëm të saj!
Dhemje e madhe për humbjen e një Mësuesi, një Liridashësi, një Patrioti që ishin të rrallë në fillim të viteve të ’60-ta!
Familja e humbi Djalin, Bashkëshortin, Xhaxhain dhe Dajën që rrallë mund të lindin personalitetet çfarë ishte Fazli Grajçevci!
Shteti Jugosllavo/serb, politika zyrtare e tij të prirë nga UDB-ja e dhanë urdhërin të mos hapet Arkivoli i cili ishte hermetikisht i mbyllur të mos hapet dhe të varroset sa më parë. E arsyetonin se vdekja e tij ishte e natyrshme. Ky ishte shteti demokratik për shovenistët serbo/jugosllavë, të cilët përkraheshin edhe nga shovinistët e Republikave tjera të Jugosllavisë, besa edhe nga superfuqitë e evroazisë!
Shokët, Miqtë dhe Familjarët e organizuan varrimin e Fazliut, arkivolin e tij e mbuluan me Flamur Kombëtar! E varrosën Fazliun, por, shumica prej tyre u betuan në Flamurin e Fazli Grajçevcit, se do të punojmë për realizimin e Idealit të Lirisë për Kombin Shqipëtar, që dë të rreshtohemi gjithëmonë pas Flamurit Kombëtar! Ky zotim u përcollë brez pas brezi deri te organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilëve u printe Komandanti Legjendar Adem Jashari, dhe, të gjithë duke u bashkuar pas Flamurit e çliruan Kosovën! Falë punës vetëmohuese të popullit tonë, sot, e gëzojmë Republikën e Kosovës…
Sa ta kemi Flamurin Kombëtar do e kujtojmë Fazli Grajcevcin, si Flasmurtar, si simbol të Lirisë jashtë Shtetit Amë, Shqipërisë! Që porosia e tij dhe shokëve të LRBSH-së do të shkoj drejt bashkimit të Shqiptarëve!…
…Për likuidimin fizik të Fazli Greçevcit gjeri më 1967, nuk ka pasur mundësi të mendohet e lëre më që të flitet e të akuzohet dikush në gjykatë. Pas Plenumit të Brioneve, i njohur si plenum i IV i LKJ-së (1966) u krijuan mundësitë që edhe shqiptarët ta shtrojnë, situatën e sigurisë për pësimet e tyre nga politika shtetërore ekzekutuese që ishte UDB-ja e Titos/Rankoviqit dhe kriminelëve tjerë të ngjashëm me ta. Si e quanin Politika zyrtare për deformimet e UDB-së…
Pas vrasjes së Fazli Greiçevcit, më 1967/1968 janë zhvilluar hetime dhe janë zbuluar vrasësit. E ata janë UDB-ashët: Lluka Tomanoviq, Vllada Shilegoviq, Bojoviq Milloje, Nikoliq Miodrag, Pavlloviq Zhivorad, Markoviq Cvetko, Mitroviq Millan, Grubeshiq Sllavko, Zhiviq Tomisllav, Nazmi Kursani, Ibro Haskaj, Sveta Bogdanoviq, Mirko Zdravkoviq (kërcnon që kufoma nuk guxon të hapet në varrim), Stanisllav Grkoviq, Shaban Hyseni, Qedo Topalloviq, Millorad Josifoviq, Husamedin Ibra – Gjykatës hetues ndaj Fazli Grajçevcit…Steviq Dragisha. Ishin përgjegjës mjekët: Dr. Boro Moraçiq, Dr. Sllavisha Nikoliq (ky e ka nënshkruar vdekjen-obduksionin) e tj. Radivoje Mirkoviqi ishte nënshkrues i dytë i obduksionit. Duhet për hir të objektivitetit, të thuhet se, Dr. Ana Janova kishte shfaqë një zemrim, pse obduksioni të bëhet pa e konsultuar. Eshtë konstatuar se Dr. Bora Moraçiqi e kishte vizituar Fazli Greçevcin në burg. Shtrohet pyetja pse ta vizitojë një kirug njeriun që nuk ishte pacient i tij?. Kjo do të thot se, edhe shumë të tjerë janë mbytë me dijen e Dr. Bora Moraçiqit, i cili edhe pas Plenumit të Brioneve, pat arritur të bëhet Drejtor i Spitalit. Gjykatësi hetues më 1967, i përmend si deshmitarë edhe Xhemail Greiçevcin, Hamdi Greiçevcin, i përmendë Rrustem Statovcin infermier dhe Millan Petroviqin infermier. Ramadan Vraniqi, si kryetar gjykate dhe anëtarë të kolegjit; Tahir Ibranin dhe Radomir Patërnogiqin. Edhe këta (gjykatësit), e pas Plenumit të Brioneve, si dhe (vrasësit) gjykata e historisë nuk i liron nga fajësia, sepse e përfunduan gjykimin pa i ndriquar fajtorët. Kishin mundësi, ata e zgjodhën politikën e turpit.
E vërteta, gjykatësi hetues Qazim Tolaj më 1967 dhe 68, si shihet në dokumente e kishte zgjeruar aktakuzën me shumë emra. Ky gjykatës hetues do të akuzoj se: “…Fazli Greçevci ka vdekur në mënyrë të dhunshme, gjegjësisht, pas torturave dhe maltretimeve mizore nga ana e mbikëqyrësve në burg. Për këtë ka dëshmuar eksperti prof. Velo Bujan…Rrahjet kanë zgjatë me ditë nga Dragosllav Bioçanin dhe Dragosllav Magoçeviq. Me gjithë këtë hetim që ndodhë pas katër vjetësh, Vllada Shilegoviq e ka penguar hetimin”. E vërteta vrasësi kryesor i Fazli Greiçevcit sipas kujtimeve të dr Ali Sokolit, ishte urdhërdhënsi, Lluka Tomanoviq, të cilin gjykatësi politik Ramadan Vraniqi e liron nga çdo përgjegjësi me aktgjykimin K. nr. 199/68. Konstatim i Dr. Ali Sokolit, dhe Dr. Xheladin Dedës, se më 1967/68 është ngritur “problem” politik për t` i mbuluar krimet politike të shtetit Jugosllavo/Serb. Në materiale qëndron i nënshkruar edhe emri i gjykatësit Rizah Fazlia, por edhe ky i jep fund “gjykimit” të tij që mbetet krim i pandëshkuar nga një sistem kriminal, siç ishte ai jugosllav.
E kishin pyet, Adem Demaçin, udhëheqësin politik të LRBSH-së dhe i Fazli Grejçevcit dhe të gjithë të burgosurve shqiptarë, ndër të tjera, udb-ashët, Sveta Bogdanoviq dhe Milisav Llukiq: “Kur pate guxim të flasish kundër Jugosllavisë, atëherë guximin ta shprehësh edhe para nesh”? Demaçi iu përgjigjet gjakftoftë dhe me guxim: “Kur njeriu është jashtë burgut, kërkoni prej tij të heshtë, kur e burgosni, i kërkoni të flasë”. UDB-shët do t`i kërcënohen se kemi mjaftë fakte për ty, por a mendoni fare për vetën dhe për familjen”? Demaçi, me një thënje brilante, përgjigjet: “Unë mendoj, vetëm për shkatërrimin e Shtetit tuaj, dhe nuk mund të na mbysni sikur Fazli Grajçevcin, të cilin e keni shndërruar në Flamur Kombëtar dhe symbol Lirie…”!
Le të rroj kujtimi i përjetshëm për Fazli Grajçevcin.
Le të rroj Qëndresa e tij para kriminelëve, i cili u sakrifikua për Lirinë dhe Çlirimin Kombëtar!
Lavdi jetës së tij dhe Veprat që i la mbrapa me qindra Poezi, të cilat janë frymëzim për brezin e ri!
Më 17.8.2024, Prishtinë,
Shefik Sadiku, është kryetar i Shoqatë së të Burgosurve Politikë.