Në kujtim të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit Xhevdet Musë Bala
Shkruan: Sabri Duraku
Sot me 18 Maj mbushet një vitë që kur na la shoku ynë dhe vëllai i dy dëshmorëve të Atdheut Xhevdet Bala.
Ai u lind me 15.11.1967 në Isniq në një familje të njohur për urtësi e burrëri, por në radhë të parë për luftën e pakompromis kundër të huajve, e sidomos kundër pushtuesve serbo-malazez. Familja Balaj, e sidomos trungu i Musë Mehmetit, ishte gjithmonë në anën e drejtë të historisë, në krahun e luftës për liri e pavarësi të kombit shqiptar.
Musë Bala, për shkak të kushteve ekonomike u detyrua te mërgojë qysh ne vitet e 68 -ta të shekullit të kaluar në Gjermani, por edhe pse larg familjes u kujdes shumë që me urtinë e tij të njohur nga të gjithë, t’i edukojë femijtë e vet në frymën e shëndoshë të patriotizmit, ai me qëndrimin dhe shembullin e tij, pati ndikimin kryesor që fëmijtë e tij të percaktohen per ideologjinë e shëndoshë kombëtare, për Shqipëri e shqiptari, ne anën e luftës për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të okupuara padrejtesisht nga Serbia e Jugosllavia.
Në këte familje të shëndoshë, Xhevdeti ishte djali i pestë i saj.
Demonstaratat e vitit 1981 e gjetën Xhevdetin e ri, të qartë se kush duhej perkrahur dhe ndihmuar. Edhe pse i ri ne moshë, ai shumë shpejt do te gjejë vetën ne frontin per liri e Republikë. Nuk thonë kot, se kohërat e tilla formojnë dhe kalitin njerez shumë me shpejtë, se sa që do ta bënin kohërat normale, dhe vitet e 80-ta për ne shqiptarët e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare, ishin vite të Rilindjes se vërtetë kombëtare.
Pas burgosjeve të shumë veprimtareve në rrethin e Deçanit, sidomos grupit te Smajl Haradinajt, barren per veprim e organizim në bashkinë e Deçanit me rrethinë e mori familja Bala në Isniq, e sidomos të bijtë e Musë Mehmetit, nga kjo Xhevdeti perfitoi shumë, sepse pati rast të takojë personalitete të rëndësishme të Lëvizjes s‘onë ilegale, siç ishin Enver Topalli, Nuhi Berisha, Sali Çeku, Avdi Mujaj e Malë Morina, dhe të gjithë bashkeveprimtar të vëllezërve Bala.
Me këte rast lirisht mundë të themi se trualli dhe kulla e Musë Mehmetit u shëndrrua në një shkollë revolucionare, ku, shumë djem e vasha u organizuan në ilegale, dhe ishin shembull i pashoç edhe në luftën e fundit të UÇK-së, edhe sot mundë t’u kujtohen dashamirëve të ati trualli: mikpritja, sofra e ambienti ne atë shkollë, ku çdo gjë frymonte përmes zëdhenesit të Radio e TV-Tiranës, sikur janë filmi, drama, koncerti, muzika e fjalimet frymëzuese atdhetare të udhëheqjës së Tiranës në ato kohë.
Detyrimi i vëllait të madh të dalë ne ilegalitet, e me vonë edhe të mërgojë, beri qe radhët t’i ngjeshin edhe me shumë vëllezërit e tij Ganiu, Rrustemi e Xhevdeti, por edhe Xhaferi fare i ri. Lirisht mund të themi se baza e Isniqit dhe djemt e Balajve ishin njera nga qelizat me te forta dhe aktive te LRSSHJ-s që nga fillimi i shkurtit 1982. Nga kjo bazë u shperndanë të gjitha traktet dhe gazetat ilegale Liria, Lajmëtari i Lirisë e më vonë Zëri i Kosovës, por edhe materialet tjera të rëndësishme ilegale.
Ishin kohë të vështira, por edhe te lavdishme te Lëvizjes s‘onë Revolucionare, Xhevdeti kishte një veti shumë të veçant, që per kohën ishte gati me kryesorja: ishte fjalë pak, dhe shumë i vendosur. Ne kohën nga qershori i vitit 1986 Xhevdeti organizativisht i takonte GKK-s, e ne vazhdim më vonë Partisë Revolucionare Shqiptare.. Fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90-te ishte koha kur ne permasa botërore, por edhe ate kombëtare, u benë levizje dhe ndryshime të medha.
Ne këte kohë Xhevdeti pasi ishte rrezikuar shumë nga UDBASHËT shqipfolës, u detyrua të largohet nga Kosova në fund të vitit 1988 ku me kërkesën e shokëve ai u vendos ne Zvicer, për ta vazhduar veprimtarine e vet patriotike, tani ne kushte krejt tjera, që ne një mënyrë ishte ndoshta edhe me e veshtirë dhe e lodhshme se sa ajo në vendlindje.
Levizja jonë kombëtare u nda ne dy orientime: në ate paqësore dhe ne ate aktive e luftarake, kesaj të dytës i takoi me gjithë qenjën e tij Xhevdet Bala, sepse ai mendonte se vetem kjo filozofi, pra lufta e armatosur per çlirim, do ta garantojë popullin tonë që te jetojnë i lirë dhe i pavarur, prandaj edhe beri çmos qe kjo Levizje te forcohej e rritej.
Xhevdeti nga viti 1994 ishte antar i Kryesise se PRSH-s Dega ne Zvicer, dhe mori pjese aktive ne organizimin e sajë, në mërgim bashkveproj ngushtë me Sali Sadikun e Harun Bekën, por kontaktet nuk i munguan edhe me Enver Hadrin. Ndërsa lidhjet e tij me Kosovën i mbajti konstante e të pashkeputura, dhe ishte njeri që më se miri i dinte hapat në drejtim të organizimit dhe armatimit të krahut të luftës, që padyshim i takonte edhe PRSH-ja me celulat e saja. Ne këte drejtim, celula ku benin pjese vellezerit Balaj, ishte njera ndër më të perparuarat pikerisht me kontributin e Xhevdetit dhe babës së tij Musë Mehmetit.
Fillimin e aksioneve te UÇK-s, si shumë të tjerë edhe Xhevdeti e priti si sihariqin me të mirë, aq me parë kur e dinte që ne radhët e tyre ishin rreshtuar edhe vellezerit e tij, nder të cilët Ganiu, Rrustemi e Xhaferi ku, dalloheshin dhe ishin të parët me aktivet në Isniq e rrethinë dhe ishin shtylla te forta te Shtabit të Dukagjinit të vendosur në Gllogjan. Për këte në fillim të vitit 1998 Daut Haradinaj thotë; erdha në kullën tuaj të formojë celulat e UÇK-së, dhe ato celula i gjeta të formuara.
Data e 13 qershorit e vitit 1998 do të mbetet si ditë e shënuar dhe e paharruar per familjen Bala, per shokët dhe bashkeluftarët e tyre, sepse në këte ditë ranë për të rilindur përseri dy vëllezërit e Xhevdetit; Gani dhe Xhafer Bala, dy luftëtar prej më të parëve në këte fshat, ushtarë dhe themelues të parë të celulave të UÇK-s, pertej Bistrice, por kjo humbje e madhe në mënyrë te veçantë e goditi Xhevdetin, i cili ishte shumë i lidhur me te dytë, me Ganiun që e kishte si prind e mësues ne veprimtarinë e tij, e Xhaferin që e pati si nxënës dhe e kishte ledhatuar si vëllain e vogël, prandaj edhe emrin e Xhafës së vogël e mbajti gjithë kohën si emer të vetin në rrjetet sociale. Ky ishte Xhevdeti, i urtë por edhe shperthyes kur e kërkonte nevoja e vendi. Iku në moshën me të mirë, ai do t‘iu mungojë të gjithë atyre qe e njohën, natyrisht familjes dhe Çlirimtarit, djalit te tij, me se shumti, por do t‘na mungojë edhe ne shokëve të punës dhe veprimtarisë atdhetare që patem fatin ta njohim. Jam krenarë dhe i lumtur që pata fatin të jem afër e shumë afër vëllezërve Bala në bashkimin e mendjës, ideve, dhe akteve modeste në kuadër të çlirimit dhe bashkimit të trojeve tona!
Rroftë sot e mot kujtimi për jetën dhe veprën e Xhevdet Balajt
Nder dhe lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Mergim, 18.05.2022.
Sabri Duraku.