Në kujtim të Ramush Tahirit (1954-2021) / Shembull i standardit të lartë njerëzor dhe intelektual

13 gusht 2023 | 11:28

Nga: Mustafë Xhemaili

Sot dy vjet, më 13 gusht 2021, në Prishtinë, ka vdekur Ramush Tahiri. Ai ishte politikolog, gazetar, publicist dhe analist politik ndër më të shquarit. Kishte diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit dhe ishte angazhuar në të përditshmen Rilindja. Analizat e tij politike në atë kohë shquheshin me kreativitetin dhe guximin politik lidhur me qartësimin e vizioneve politike e strategjike të Kosovës për liri. Edhe sot po të lexohen analizat e tilla, por edhe ato të mëvonshme, dalin se janë mësime të veçanta, praktike, orientuese dhe të qëndrueshme. Botimi i shkrimeve dhe analizave të Ramush Tahirit, në disa vëllime, do të ishin pasuri e madhe, që do të shërbente edhe sot për politikën dhe shoqërinë tonë.
***
Në vitet 90-ta, RamushTahiri hyri edhe në politik dhe nga pozicioni i nënkryetarit të PSHDK, shpërfaqi nivelin e lartë politik dhe intelektual, duke dhënë shembullin e politikanit të përgjegjshëm. Madje ai në Qeverinë e Përkoshme në ekzil, u emërua Nënkryetar si dhe në rolin e Ministrit të Mbrojtjes. Mirëpo me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai vuri menjëherë kontaktet e bashkëpunimit me Fehmi Lladrovcin dhe drejtues të tjerë të UÇK-së. Ai ishte pragmatik dhe unifikues, kontribues dhe mbështetës i parezervë i luftës me armë të UÇK-së duke motivuar për angazhim edhe oficerë të tjerë shqiptarë në Kroaci, Slloveni e vendet tjera për angazhimin e tyre në luftën e armtosur çlirimtare.
Ramush Tahiri pas përfundimit të luftës dhe çlirimit, dha një kontribut të rëndësishëm. Ai ishte njëri ndër institucionalistët më në zë për ndërtimin dhe stabilizimin institcioneve të Kosovës së re. Ai u angazhuan këshilltar politik i kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, pastaj këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ai u bë njeriu i rëndësishëm dhe me peshë politike dhe intelektuale i kohës në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në proceset e vështira politike e negociatore për të ardhur deri të pavarësia e shtetit më të ri në Evropë, më 17 shkurt 2008.
Ramush Tahiri, punoi edhe në Ministrinë e Jashtme të Republikës, në Departamentin për politika ballkanike dhe rajonale, por nuk u qas nga faktorët vendimarrës që të jap kontributin e tij, pikërisht aty ku ai i duhej më së shumti Kosovës në atë kohë – në krye të MPJ-së ose në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Më vonë, Ramush Tahiri iu përkushtua vetëm analizës politike në mediat e shkruara dhe audiovizive. Gjatë asaj kohe, dhe deri në vdekjen e tij, Ramush Tahiri ishte një referecë e parë për opinionin konstruktiv e vizionar politik të tij, lidhur me rrjedhat e ngatërruar ku përplasej e mbështillej klasa jonë politike për plolitikbërje dhe politikçbërje.
Ramush Tahiri ishte i vetëdijshëm për gabimet e klasës sonë politike. Por ai i kritikonte bartësit e gabimeve veçanërisht kur ajo e ngadalësonte procesin e shtendërtimit. Ai përdorte taktin, maturinë, çasjen pozitive dhe konstruktive në dobi të shtendërtimit të qëndrueshëm.
Një veçanti e Ramush Tahirit ishte e theksuar: ai do të kujtohet gjithmonë si njeri e mirë, një koleg i shkelqyeshëm, politikan vizionar, bashkëshort e baba shembullor dhe mik i pazëvendësueshëm – shembull i standardit të lartë njerëzor dhe intelektuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë…