“Në kushte çnjerëzore,” rusët po mbajnë 600 ukrainas në dhoma torturash në Kherson
Ukraina ka akuzuar ushtrinë ruse se po rrëmben banorë nga rajoni i Kherson-it në jug të vendit dhe po i mban në dhoma torturash.
Tamila Tacheva, përfaqësuesja e përhershme e presidencës ukrainase në Krime, tha në një konferencë: “Sipas informacioneve tona, rreth 600 persona po mbahen në bodrume ta pajisura posaçërisht, në dhomat e torturës, në rajonin Kherson.
Sipas saj, rreth 300 persona mbahen në një bodrum në qytetin e Kherson-it dhe pjesa tjetër janë në vendbanime të tjera të rajonit.
Tacheva shtoi: “Ata mbahen në kushte çnjerëzore dhe po torturohen.”
Personat e ndaluar janë kryesisht gazetarë dhe aktivistë që kanë organizuar mitingje pro-ukrainase në Kherson dhe kryesisht në rajon pasi trupat ruse pushtuan territorin, si dhe të burgosur lufte, sipas Tacheva-s. Ajo shtoi se disa ukrainas të mbajtur në rajonin Kherson , civilë por edhe luftëtarë të kapur, janë dërguar në burgjet e Krimesë.