Në Kuvend kërkohet që të diskutohet për raportin e DASh-it, LV-ja del kundër
25 prill 2024
| 11:54
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në seancën e Kuvendit të Kosovës ka propozuar që të diskutohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka votuar kundër kësaj.
Dy partitë opozitare ndërkaq, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë përkrahur propozimin e PDK-së.
Megjithatë, më 40 vota kundër, nuk ka kaluar kërkesa e PDK-së që pika për diskutimin e raporti të hyjë në rendin e ditës.
“Me 26 vota për, 40 kundër, 1 abstenim nuk do të hyjë në rend të ditës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.