Nis takimi Kurti – Mustafa, a do të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje?
07 janar 2020
| 15:42
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa janë duke zhvilluar takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ky takim vjen një ditë pas takimit të Kurtit me presidentin Thaçi dhe pas propozimit të ministrave të ministrave nga radhët e Vetëvendosjes.
Albin Kurti para këtij takimi ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes, e cila është ndërpre për të vazhduar nesër.
Dje, presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë Kurtit një afat prej 48 orëve që ta bëjë nominimin e mandatarit për formimin e qeverisë se re.